Siç duket ky do të jetë një sezon i madh për shqiptarët që luajnë në futbollin zviceran. Pas paraqitjeve të mira të Gashit edhe sulmuesi tjetër i kombëtares Armando Sadiku ka treguar vlerat e tij.
Armando Sadiku ka arritur të shënojë hetrik në ndeshjen e Kupës së Zvicrës, në fitoren e thellë prej 1-6, që ekipi i tij, Zurich e shënoi ndaj FC Tavannes/Tramelan.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, arriti të shënojë 3 gola brenda njëzet minutave për Zurichun, raporton Koha.net.
24 vjeçari nga Elbasani, golin e parë e arriti vetëm pas 6’ minutave lojë, por ai nuk u ndal këtu pasi shënoi edhe dy herë në minutat 15’ dhe 20’.
Sunday, 16 August 2015 19:55