Holandezi ende është duke u rrënuar nga një dëmtim në ije dhe mund të detyrohet për ta parë ndeshjen këtë fundjavë nga stoli.
Ai ka një dëmtim në ije, që e mori ndaj Wolfsburgut, dhe edhe pse është paraqitur kundër Hamburgut dhe në shtëpi kundër Cyrihut, ai ende nuk është 100 për qind i gatshëm.
“Në këtë moment, ne nuk mund të themi me siguri se kur ai do të jetë plotësisht i aftë përsëri,” tha zyrtari më i lartë mjekësor, Dr Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt, në faqen zyrtare të Bayernit.
Megjithatë, pavarësisht nga dyshimet e Muller, Heynckes shpreson se Roben do të shërohet në kohë për ndeshjen e së shtunës.
“Unë mendoj se ai do të jetë i aftë dhe në gjendje të fillojë të shtunën”, tha trajneri i Bayernit para gazetarëve.
Bavarezët renditen në pozitën e tretë në tabelën e Bundesligës, me gjashtë pikë nga tre ndeshje. (LajmeShqip.com)
Thursday, 25 August 2011 10:21