Aquilani sezonin e kaluar ishte i huazuar tek Juventusi, dhe ka qenë i lidhur me një kalim tek Milan dhe Fiorentina.
Kenny Dalglish i ka
sygjeruar 27-vjeçarit se ende mund të ketë një rol të rëndësishëm me “resat” dhe ish-ylli i Romës thotë se ai e bën të ndjehet i kërkuar në Anfield.
Pasi shënoi në fitoren e Italisë kundër Spanjës, të mërkurën, Aquilani konfirmoi se qëndrimi në Liverpool ishte një opcion i mirë për të.
“Unë nuk ishta duke ndjekur median italiane gjatë verës, por çdo gjë që të ndodh unë jam në një klub të madh si Liverpool.”
“Unë do të dua të lë gjurmë në Liverpool. Tregu i transferimeve është i hapur deri më 31 gusht, kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodh, natyrisht se unë do ta kem në konsideratë një ofertë për një lëvizje të përhershme”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Thursday, 11 August 2011 17:44