Miliarderët e skuadrës ruse, Anzhi, të cilët thuajse e kanë përmbyllur transferimin e sulmuesit të Interit, Samuel Eto, tani
janë në kërkim të lojtarëve të tjerë dhe cak i tyre është mbrojtësi anësor i Barcelonës, Dani Alves, duke i ofruar skuadres spanjolle 40 milionë euro dëmshpërblim, ndërsa 15 milionë euro në sezonë për Dani Alves.
Rusët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 40 milionë euro për transferimin e Dani Alvesit, me një pagë vjetore prej 15 milionë eurosh në vit.
Tek Anzhi momentalisht luan braziliani Roberto Carlos dhe do të luajë edhe ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto. (LajmeShqip.com)
Monday, 22 August 2011 17:05