Anglia është betonuar në pozitën e parë të Grupit E duke mposhtur Estoninë 2 me 0.
Kësisoj Anglia ka 9 fitore nga 9 ndeshje të realizuara në kuadër të Kualifikimeve për Euro 2016.Anglia ka qenë në të gjitha aspektet më e mirë se Estonia në ndeshjen e sotme.
Theo Walcott ishte i pari që shënoi në minutën e 45-të për ta çuar kombëtaren angleze në epërsi. Kurse Sterling e dyfishoi epërsinë në minutën e 85-të, transmeton Koha.net.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Sllovenia dhe Lituania kanë ndarë pikët me nga një gol të shënuar. Të parët në epërsi kaluan sllovenët nëpërmes Birsas, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutat shtesë të pjesës së parë. Po nga penaltia, Novikovas barazoi shifrat në minutën e 86-të.
Kësisoj Zvicra e cila mposhti San Marinon me rezultat të thellë 7:0, siguroi kualifikimin direkt për në Euro 2016 në Francë.
Saturday, 10 October 2015 09:11