Ish-sulmuesi i Çelsit, Nikolas Anelka, ka zbuluar se ai kishte refuzuar një ofertë nga PSZH në nëntor.
Francezi 32 vjeçar u largua në janar nga londinezët drejt klubit të Superligës Kineze, Shangai Shenhua, pasi u pa qartë se nuk do të aktivizohej me rregullsi nga trajneri i ri i ekipit anglez, Andre Vijas Boas.
Anelka tregon se nuk kishte interes të kthehej te PSZH, ku ai ka luajtur në vitet 1996-1997 dhe 2000-2002, pas kërkonte një eksperiencë të re në karrierën e tij.
“Unë u kontaktova nga një ndërmjetës i Autoritetit Investues të Katarit (pronarët e rinj të PSZH)”, tha ai për “Canal +”. “Nuk desha të shkoja te PSZH pasi unë kisha luajtur edhe më parë aty. Unë e njoh mentalitetin francez. Njerëzit aty do të më kishin lodhur, pranda kjo ofertë nuk më ngjalli interes”.
“Shangai është Nju Jorku i Azisë. Unë e adhuroj mënyrën sesi jetojnë. Unë vi shumë shpesh këtu për pushime, ndaj pranova ftesën që më bënë për kontratën e fundit të karrierës time”, deklaroi Anelka për televizionin francez. (LajmeShqip.com)
Monday, 06 February 2012 11:47