18-vjeçari ka qenë i lidhur me “blutë” gjatë verës dhe shënoi 16 gola në 37 ndeshje në sezonin e kaluar në kampionat. Tashmë ai ka shënuar edhe dy gola në dy ndeshjet fushatën e tanishme për klubin nga Brukseli. Një deklaratë në faqen zyrtare të Anderlehtit, thotë: “RSC Anderlecht dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje në lidhje me transferimin e Romelu Lukakut”.
“Varësisht nga rezultatet e testeve mjekësore dhe përfundimi i negociatave midis lojtarit dhe klubit anglez, Romelu Lukaku do t’i bartë ngjyrat e klubit të Londinez.”
Menaxheri i përgjithshëm i Anderlechtit, Herman van Holsbeeck, për faqen zyrtare të klubit tha: “Ne na vjen keq për largimin e Romelun, por marrëveshja është e favorshme për lojtarin dhe RSC Anderlechtin. Do të angazhohemi për të gjetur një zëvendësim të mirë për të, kurse ne i dëshirojmë atij suksese për pjesën tjetër të karrierës së tij”. (LajmeShqip.com)
Sunday, 07 August 2011 14:02