Trajneri i Paris Sent Zhërmen, Karlo Ançeloti, thotë se kërkesa e Karlos Tevez për një pagë të rëndë mund të jetë një pengesë për nënshkrimin me sulmuesin.
27-vjeçari ka mbetur në Mançester Siti, pavarësisht interesimit nga PSZH, Inter dhe Milan, duke mos luajtur asnjë ndeshje që nga shtatori.
“Kemi folur me agjentin e tij – kemi dashur që të kemi atë – por ne nuk mundem të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë Ançeloti për “BBC Sport”.
“Unë nuk mendoj se ai do të ndryshojë idenë e tij, ai dëshiron të fitojë shumë para.”
Ançeloti la të kuptohej se do ta konsideronte një lëvizje tjetër në fund të sezonit, duke shtuar: “Tani ne presim dhe afatin kalimtar veror dhe ne do të kemi më shumë mundësi atëherë.”
Tevez ka qenë në konflikt me Siti që kur ai kishte refuzuar të aktivizohet si një zëvendësues kundër Bajern Mynih në një ndeshje të Ligës së Kampionëve në shtator.
Është mësuar se ai nuk ka marrë rreth 200.000 paund në javë që nga fundi i nëntorit.
Ai është aktualisht në Argjentinë dhe u kthye së fundmi në ish-klubi e tij, Boka Juniors për të marrë pjesë në një ndeshje lamtumire të sulmuesit Martin Palermo. (LajmeShqip.com)
Saturday, 11 February 2012 12:16