Carlo Ancelotti mund të rikthehet në Serie A, jo tek ish skuadra e tij Milan, por si trajner i Romës.
Carlo Ancelotti është i gatshëm të rikthehet në Serie A. Ish trajneri i Real Madridit ka zgjuar interesim nga Liverpool.
Por, ai dëshiron të punojë sërish në vendlindje.
Ancelotti ishte objektiv i Milanit gjatë afatit kalimtar të verës.
Por, në fund e “refuzoi” ish skuadrën e tij në mënyrë që të pushojë për një vit.
Kurse, sipas mediave italiane ai është i gatshëm të rikthehet në Serie A, por tek Roma, ku kaloi karrierë si futbollist. Rudi Garcia është nën presion të shkarkimit dhe pasardhës i tij mund të jetë pikërisht Ancelotti.
Friday, 25 September 2015 20:14