Carlo Ancelotti mund të rikthehet në Premierligë. Ish trajneri i Real Madridit është kandidat për pasardhës të Brendan Rodgers në postin e menaxherit të Liverpoolit.
Carlo Ancelotti është kandidati më i ri për menaxher të Liverpoolit.
Sipas mediave italiane, ish trajneri i Real Madridit mund të rikthehet në Premierligë, si pasardhës i Brendan Rodgers, që është nën presion të madh në Anfield.
“Reds” kanë grumbulluar vetëm dy pikë në katër ndeshjet e fundit në Premierligë dhe Rodgers është duke u ballafaquar me revoltën e tifozëve që kërkojnë largimin e tij.
Kurse, Ancelotti është i lirë, pas largimit nga Real Madrid në verën e këtij viti.
Tuesday, 22 September 2015 22:25