|
|
Sunday, 28 October 2012 15:30 Trajneri i Paris Sent Zhërmen, Karlo Ançeloti, ka deklaruar se skuadra e tij duhet të falënderojë Zlatan Ibrahimoviç sepse pa të do të kishte qenë e pamundur që ekipi të siguronte fitoren 1-0 ndaj Nensi në takimin e të shtunës.
Klubi kryeqytetas shfaqi probleme të shumta dhe nuk arrinte të shënonte në portën kundërshtare, ndërsa vetëm një gol në pjesën e dytë i sulmuesit të transferuar gjatë verës nga Milani solli fitoren e këtij takimi dhe vazhdimësinë e pathyeshmërisë së skuadrës së Ançelotit.
“Falënderoj Ibrahimoviç për këtë rezultat. Ai është një futbollist fantastik. Ne humbëm në këtë fushë një sezon më parë ndaj kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për ne”, tha tekniku italian pas ndeshjes.
“Kjo fitore do të na ndihmojë më shumë, siç u pa në pjesën e dytë. Pastore nuk është mësuar të luajë në mesfushë, por pas sulmuesve po shfaqet më mirë”, shpjegoi ai paraqitjen e një prej lojtarëve që shihet si zhgënjimi më i madh i këtij sezoni për ekipin francez.
Me golin e shënuar mbrëmë, Zlatan Ibrahimoviç çoi në 10 numrin e golave të shënuar në kampionat, duke e ngjitur skuadrën e tij në vendin e parë të renditjes, me 3 pikë më shuam se Tuluza. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »