Trajneri i PSZH-së, Karlo Ançeloti, nuk arrin të bëjë një parashikim të saktë për ndeshjen e fundjavës mes Milanit dhe Juventusit.
“Është vështirë të thuhet se si do të përfundojë”, tha Ançeloti për “Tutosport”.
“Milani ka disa lojtarë të mëdhenj, djem të cilët janë ekspertë për të fituar këto lloj ndeshjesh. Megjithatë, Juve do të mbërrijë në “San Siro” me entuziazëm të madh”.
Kampionët aktualë të Milan udhëheqin renditjen me një pikë por Juve ka zhvilluar një ndeshje më pak në këtë sezon ku nuk ka njohur ende shijen e humbjes.
“Milan ka ruajtur të njëjtin nivel si sezonin e kaluar”, vazhdoi ish-trajneri i këtyredy skuadrave.
“Megjithatë, Juventus është rritur shpejt në sajë të punës së Antonio Konte, afrimit të lojtarëve të rëndësishëm dhe menaxhimit nga Andrea Anjeli”.
“Entuziazmi dhe stadiumi i ri ka bërë pjesën tjetër. Klima që është krijuar, objektivat e qarta dhe stili i futbollit janë duke ndihmuar çdo lojtar të japë më të mirën”, përfundoi Ançeloti. (LajmeShqip.com)
Friday, 24 February 2012 12:01