Trajneri i PSZH-së, Karlo Ançeloti, shpreson që Andre Vijas-Boas t’i jepet koha e duhur nga pronari i Çelsit, Roman Abramoviç.
Tekniku italian, në një prononcim për CNN, tregoi se kërkohet durim në rrugën e ndërmarrë nga portugezi duke futur lojtarë të rinj në ekipin e parë.
“Unë mendoj se problemi te Çelsi ishte se ata u përpoqën të ndryshonin diçka për të rinovuar ekipin, duke i dhënë më shumë mundësi për të luajtur lojtarëve të rinj e duke u përpjekur për të aktivizuar më pak lojtarët e rëndësishëm si Frenk Lampard, Eshli Kol dhe Xhon Terri”.
“Unë mendoj se ky ndryshim do kohë, sepse është shumë e vështirë për të zëvendësuar lojtarë si Lampard, Kol dhe Terri, sepse ata janë sërish lojtarë të mëdhenj për Çelsin”.
“Vijas-Boas është një trajner i mirë, sepse ai bëri një punë shumë të mirë në Porto. Kjo është filozofia e klubit. Ata u përpoqën për të ndryshuar diçka. Ky ndryshim do kohë”, u shpreh ish-trajneri i ekipit anglez. (LajmeShqip.com)
Thursday, 01 March 2012 13:32