Milani ka zyrtarizuar edhe rinovimin e kontratës me Massimo Ambrosinin, pas rinovimit me Inzaghin dhe Thiago Silvën. Drejtuesit e Milanit kanë menduar të rinovojnë kontratat me lojtarët aktualë.
Pritet që drejtuesit e Milanit të rinovojnë kontratat me të gjithë lojtarët e tyre, pasi shumicës iu përfundon kontrata në fund të sezonit. Milani po bën bisedime me Seedorfin pasi akoma nuk e ka rinovuar kontratën dhe mendohet se ai mund të largohet në fund të sezonit.
Si zëvendësim për Seedorfin, Allegri e dëshiron holandezin tjetër Van der Vaart, që është mesfushori që mund ta mbulojë hapësirën dhe ai e ka mbështetjen e bordit të Milanit.
Në të vërtetë, Mino Raiola është caktuar nga Milani të negociojë me Tottenhamin për Van der Vaart. Rossonerët janë të gatshëm të ofrojnë nga 15 deri në 20 milionë euro për ish-mesfushorin e Real Madridit.
Friday, 20 May 2011 10:58