“Në Spanjë ka shumë njerëz në media, shtyp, radio dhe televizion. Ky është një sektor që është duke marrë rrugën e gabuar,” tha ai për Marca.
“Ju nuk mund të thoni se keni fotografi të një lufte në mes të Cristiano Ronaldos dhe Iker Casillasit, kur ai nuk ishte aty. Ju nuk mund të merrni disa imazhe në stolin e Madridit, duke thënë se ata nuk duan të ngrohen, derisa ne jemi në xhoking,” tha ai.
“Kjo për mua dhe Real Madridin nuk është e drejtë. Këto janë gjëra që njerëzit kanë për t’i realizuar dhe duhet të jemi më objektivë. Ne nuk duam trajtim të privilegjuar nga shtypi. Ne jemi dakord me diskutimin e futbollit. Nëse luajmë keq, ne duhet të pranojnë kritikat, por ne nuk pajtohemi me gjërat që janë të padrejta,” përfundoi ai.
Djemtë e Jose Mourinhos do të udhëtojnë për t’u takuar me Espanyolin, të dielën, dhe do të shikohet performanca e tyre, kur pritet të jetë një ndeshje e fortë, për t’i heshtur kritikat e tyre mediatike. (LajmeShqip.com)
Saturday, 01 October 2011 10:21