Alonso ka bërë të ditur se nuk është penduar aspak që u largua nga Real Madridi
Ish-lojtar i Real Madridit, tani lojtar i Bayern Munichut, Xabi Alonso, shpreson se do të takohet me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori spanjoll ka folur edhe për largimin nga Santiago Bernabeu një vit më parë, duke përsëritur se nuk është penduar që la Real Madridin për Bayernin.
“Unë mendoj se kam marrë vendimin e duhur që jam larguar nga Real Madridi”, ka thënë Alonso
“Të përballëm kundër Real Madridit do të ishte diçka shumë e veçantë për mua -. Diçka shumë emocionale. Kam veshur fanellën e Real Madrid për 5 vjet. Unë ende kam një marrëdhënie të ngushtë me njerëzit atje, ka shtuar më tej mesfushori spanjoll. /Express
Friday, 23 October 2015 08:23