Xabi Alonso ka lënë derën e hapur për një ribashkim me Liverpoolin. “Ndeshja kundër Lazios ishte shumë e vështirë për mua, pasi unë mora vendimin tim, tifozët bën thirrje për qëndrimin tim, andaj kjo e bëri edhe më të vështirë”, ka thënë ai.
“Ishte e vështirë. pasi Liverpooli ishte klub shumë i rëndësishëm në zemrën time, isha i adhuruar këtu dhe edhe vetë e adhuroja këtë klub, u lidha shumë me qytetin, fansat, bashkëlojtarët, po ashtu më mungojnë edhe stërvitjet në Melëood”.
“Në Liverpool kam pasur nderin të takohem me shumë legjenda si, Kenny, Hansen Souness, Gerrard, Carra, Foëler, po ashtu edhe me Hyypia, nga i cili kam mësuar shumë”, tha Alonso.
Duke folur rreth rikthimit të tij në Liverpool, ai tha: “Pse jo? Mendoj se në futboll gjithçka mund të ndodhë, unë e kam pasionin e kuq, që nga koha kur kam ardhur dhe, po ashtu, edhe pse jam larguar, po me atë pasion ndihem, kurrë mos thuaj kurrë”
“Kam kaluar pesë sezone të shkëlqyera me Liverpoolin, jam i nderuar dhe i privilegjuar që kam qenë pjesë e LFC. Faleminderit të gjithë stafit, tifozëve dhe bashkëlojtarëve” tha Alonso.
Monday, 06 June 2011 14:10