Sezonin e kaluar, Real Madrid erdhi afër finales, mirëpo ishte Barcelona ajo që e eliminoj me rezultat 3-1 në total.
Edhe pse La Liga është një nga garat prestigjioze, Xabi Alonso nuk ka fituar ende në karrierën e tij, dhe ai pranoi se dëshira e tij është që të fitojë Ligën e Kampionëve.
“La Liga dhe Champions League janë garat më të rëndësishme. Mua më mungon La Liga dhe dua që ta fitojmë atë, por të gjithë janë të etur për Ligën e Kampionëve,” tha ai në një konferencë shtypi.
Real Madrid është në një grup me Lyonin, Ajaxin dhe Dinamon e Zagrebit, dhe ndeshjen e parë e zhvillon sonte kundër skuadrës kroate, me ç’rast do të debutojë edhe kosovari Fatos Beqiraj.
Xabi Alonso theksoi se skuadra e tij nuk është duke shpresuar për të gjetur tri pikë dhuratë në Zagreb, duke thënë: “Ne e kemi analizuar Dinamon, unë besoj se ata patën një fillim të mirë në ligë, ata nuk kanë qenë në Ligën e Kampionëve për shumë vite dhe kanë një motiv shtesë, andaj ne presim një ndeshje të vështirë.” (LajmeShqip.com)
Wednesday, 14 September 2011 11:58