“Thiago Silva, është mbrojtësi më i mirë në botë” gjithmonë sipas trajnerit Massimiliano Allegri.
Qendër-mbrojtësi brazilian ka treguar një sezon të mrekullueshëm dhe është njëri ndër shkaktarët kryesor që Milani ka mbrojtjen më të mirën në Serie A duke pranuar vetëm 25 gola në 33 ndeshje zyrtare .
Thiago Silva në partneritet me Alessandro Nesta kan treguar një 2-she te mrekullueshme në mbrojte dhe është i madhi Alessandro Nesta që i ka ndihmuar në përmirësim dhe zhvillim dhe kjo ka bërë që Massimilano Allegri të ketë mendimin që ai ka mbrojtësin më të mirë në botë.
I pyetur se qfarë mendon për krahasimin Silva dhe Baresi, Allegri u shpreh: ”Krahasimi me Baresin është i vështirë, por unë mendoj që ai është mbrojtësi më i mirë në botë. Tjetër lojtarë që ka bërë një hap të madh është Ignazio Abate” ai është pjekur dhe përmirësuar sepse ka shokë apo bashkë-lojtarë që i kanë ndihmuar shumë.
Saturday, 23 April 2011 07:40