“Shpresoj të mbetem edhe për shumë vite tek Milani”. Këto janë fjalët e Masimiliano Alegrit. “Uroj që të jenë vite intensive, por do të varet gjithçka prej rezultateve”.
Trajneri i Milanit, i sapo shpallur kampion i Italisë, rrëfen se do të synojnë Championsin e sezonit të ardhshëm, teksa ka paksa keqardhje për sezonin e fundit.
“Këtë vit dolëm nga Championsi pak më herët nga ç’duhej dhe fati i keq ishte se mbërritëm në 1/16-at e finaleve, prej të cilave dolëm jo me meritë. Mungonin shumë lojtarë dhe kjo ka ndikuar në moskalimin e mëtutjeshëm”.
Sa i përket merkatos, Alegri thotë: “Dikush është larguar, por ka pasur shumë konfirmime dhe 2 lojtarë të rëndësishëm tashmë kanë ardhur, Mekses dhe Taiwo. Montolivo? Është një lojtar i madh. Na duhet një futbollist i krahut të majtë, për të reduktuar boshllëkun me skuadra e mëdha Evropiane dhe Hamsik mund ta bëjë shumë mirë atë rol”.
Në anën tjetër vazhdon “telenovela” Ganso. Sipas La Gazzeta dello Sport, Milani nuk ka një dialog të hapur me klubin e Santosit, që posedon 45% të kartonit të Gansos. Milani thuhej se ka arritur marrëveshje me DIS kompani e cila mbizotëronte 45% të kartonit të lojtarit si dhe me Ganson i cili vetë posedon 10 % të kartonit të tij. Milanit do t’i duhet të arrijë marrëveshje vetëm me klubin e Santosit për të parë Ganson në verë në Milan.Megjithatë,vështirë që kjo të arrihet pasi që në verë vështirë se do të mund të transferohet, është i lënduar si dhe Santos dëshiron ta mbajë të paktën deri në janar, ku atëherë Milani do ta ketë shumë më të lehtë transferimin e tij, Galliani po pret në dritare për Ganson.
Vazhdojnë emrat që lidhen me Milanin për të mbushur rolin e mesfushorit të majtë. Corrierere dello Sport, shkruan një emër të ri në mendjen e rossonerëve, ai emer është Alberto Aquilani. Ai është një objektiv i mundshëm për Rossonerët. Aktualisht ai është një hap larg kthimit në Liverpool, pasi që anglezët e kishin huazuar atë në Juventus. Por, megjithatë mesfushori dëshiron të qëndrojë në Itali. Pasi që Juventusi duket se nuk do ta blejë përfundimisht atë,lojtari mund të behët caku kryesor i rossonerëve si dhe ta mbush zbrastirën që Pirlo ka lënë në Milan, duke ditur se ai do t’i ofronte zgjedhje të mira Allegrit pasi që ka teknik të madhe dhe goditje të jashtëzakonshme nga distanca.
Saturday, 28 May 2011 12:38