Massimiliano Allegri ishte i pranishëm në MilanChannel në Lunedi Night, së bashku me analistë të shumtë, si Mauro Suma dhe ekspertët Giovanni Lodetti, Cristiano Ruiu, Luca Serafini e Carlo Pellegatti. Allegri u vendos pranë Giovvani Lodettit. Ja deklarata e tij komplete:
Fjalët e para të Allegrit:
“Ishin tetë dite të bukura, falënderoj Presidentin, kryesinë, lojtarët dhe tifozët që luajtën së bashku me mua. Tifozët ishin gjithmonë pranë, edhe në çastet e vështira, ishte Skudeto e të gjithëve”.
Milan tjetër gjatë sezonit:
“Kemi filluar me lojtarë që na lejonin të luanim në një mënyrë: Pato, Boriello dhe Dinho, kemi ndryshuar, kanë luajtur 32 lojtarë, e i fundit ka qenë Didac Vila. Me ardhjen e Robinhos, Ibres dhe Boateng kemi ndryshuar dhe kemi luajtur 4-3-3 deri në ndeshjen me Barin, ku luajtëm me 3 mesfushorë, teksa edhe Pirlo luante për mrekulli, si gjysmë-mesfushor, deri në lëndimin në ndeshjen me Romën. Pas pjesës së parë në Madrid isha shumë i qetë, madje aty mësova se do ta fitonim skudeton. E dija që duhej të punonim, të vazhdonim të punonim dhe vetëm të punonimj pa ndalur asnjëherë, ajo kundër Genoas ishte njëra ndër ndeshjet më të bukura sezonale”.
Allegri që ndryshoi Milanin:
“Kryesia ishte kryesore në fitoret e Milanit. Presidenti Berlusconi ka bere një kampanje të madhe blerjesh me Robinho, Yepes, Ibra, Boateng dhe më pas në Janar me Van Bommel, Cassano e Emanuelson. Në fund nëse ke një kryesi të fortë arrin të fitosh, edhe në momente vështirësie të qëndrojnë pranë. Sa i përket revolucionit do luajmë përsëri me dy sulmues si sezonin e kaluar, kemi rikthyer në forme një Gattuso qe nuk ishte askund”.
Për merkaton verore:
“Dëgjova që do vinte Ibra vetëm një javë para zyrtarizimit të tij. Kur më thanë që do vinte Binho isha i lumtur, teksa për Boan isha i stërlumtur. Boateng luajti ndeshjen e tij të parë me Auxerre dhe pas kësaj ndeshje mendova se ai mund të luaj si trequartista”.
Për disa deklarata te Gattusos pas ndeshjes me Realin:
“Ringio duhet të fillojë të bëjë trajnerin. Është normale që duhet pak kohë derisa t’i caktoja idetë e mia tek skuadra, në futboll ekzistojnë dy faza, defensive dhe ofensive. Në fazën defensive duhet të marrin topin të gjithë, e kur ta marrësh topin nuk duhet të lejosh që as Barcelona ta marrë atë përsëri”.
Për Flaminin dhe Cassanon:
“Flamini ka luajtur mirë, ka bërë disa gola dhe është përmirësuar, vitin tjetër do jetë edhe më i mirë. Cassano ka bërë 8 asistime dhe 4 gola, ka ardhur nga Sampdoria ku ishte yll. Është në Milan dhe disa të diela e rrezikon bankinën, por në Milan ka konkurrencë. Jam i lumtur me të”.
Për Lamelan:
“Lamela është në sytë e të gjithëve, është lojtar i mirë dhe lojtarët e mirë janë në sytë e të gjithëve”.
Për Boateng dhe Paton:
“Boateng është një lojtar që kërkon hyrjet në zonë, sikurse Robinho dhe Pato. Pato ka luajtur shumë mirë me Fiorentinen, jo vetëm për golin por edhe disa gjëra të tjera. Ndeshjet që ka bërë me Fiorentinen dhe në derbi duhet të luajë gjithmonë, por është ende i ri, ka vetëm 20 vjet. Ka kualitete të jashtëzakonshme, mund të bëhet më i miri në botë”.
Për raportin me Berlusconin:
“Me telefonon shumë shpesh gjatë javës, është kënaqësi të flasësh me të. Është e vërtet kur thotë se duhet te përmirësohemi në posedimin e topit. Futbolli ka ndryshuar, duhet të luash më shumë futboll efektiv, golat shënohen më shumë në çerekun e katërt të ndeshjes. Duhet të ruash gjithmonë topin, nëse arrin ketë do arrish edhe rezultatin e dëshiruar. Është një gjë që duhet të përmirësohemi në të, jo vetëm pse thotë Presidenti”.
Lëndimet e shumta:
“Pjesa e lëndimeve është faji i temperaturës dhe tensionit psikologjik. Këtu lëndohemi sepse trajnohemi gjatë ftohtit, por kemi avantazhin qe shkojmë në Dubai te trajnohemi. Për neve italianët të shkojmë në Angli dhe të ndryshojmë stilin është gjë e vështire, varet nga shumë gjëra”.
Identiteti i blerjes së madhe:
“Flokët e trasha, gjatësia 1.83 cm, këmbët e fuqishme dhe me teknike te lartë. Pasaporti-komunitar, por nuk kam folur asnjëherë, ka kohe për ketë”.
Prezent në Via Turati gjatë akordeve të ndryshme:
“Të qëndrosh pranë Gallianit vetëm mëson gjëra të reja, unë jam kurioz dhe kam dëshire të mësoj. Ai me kërkoi ta beja ketë gjë dhe unë më shumë dëshirë pranova”.
Champions League:
“Përsëris se CHL nuk është një kampionat, në Scudetto nevojitet vazhdimësi që ne e kishim në krye për 28 javë të tëra. Ne ishim të pafat këtë vit, mund të arrinim më shumë, në Londër ndaj Tottenham luajtëm shumë mirë, mirëpo na mungoi fati dhe goli”.
Për Ganson:
“Luan trequartista. Duhet ta trajnojë dhe ta njohë strukturën dhe talentin e tij”.
Për Luca Antoninin:
“Mund te luaj edhe si mbrojtës i djathtë, por është mirë në të majtë”.
Për Kampionatin dhe Jankulovskin:
“Ishim në krye për 28 javë dhe nuk është e vështire, sidomos pas Derbit dhe Fiorentines. Është meritë e djelmoshave që luajtën për mrekulli. Jankulovski për ne ishte një vlerë e shtuar e skuadrës, nuk luante me muaj të tërë dhe kur u thirr që të na ndihmonte e bëri ketë gjë. Me pelqen disponibiliteti i Oddos dhe Jankulovskit për skuadrën”.
Për gëzimin e heqjeve të fanelës nga Pato dhe Boateng:
“Është normale që kush mbetet në bankinë është i hidhëruar. Preferoj këto reaksione që janë pozitive, në Milan ka konkurrencë, duhet të pranosh zgjedhjen dhe ta bësh pozitive. Për heqjen e fanellës nuk vendosi vetëm unë, por edhe kryesia”.
Për Hamsik:
“Nuk është i pari në listë, po vazhdon të rritet në lojë, por nuk është i pari në listë”.
Për lojtarin me befasues:
“Abate është përmirësuar tej mase. Vazhdon të përmirësohet, por ai që më ka befasuar është Thiago Silva, që është bërë një lider i skuadrës, ka luajtur shumë lojë, ashtu siç ka bërë Sandro Nesta.”
Për udhëtimin në Londër:
“Nuk mund të them asgjë më shumë pos që qëndruam me Capellon, ia kthyem vizitën që na bëri në Milanello me nipërit e tij. Është një trajner që ka fituar shumë, më pëlqen tejmase, sepse është mjaft konkret”.
Për rivalët:
“Juventus po vazhdon të përforcohet, për Romën pritet të shihet çfare do bëjë kryesia e re. Sot për sot rivali i vetëm mbetet Interi”.
Për Emanuelson:
“Kam shumë besim në të, po ambientohej në një pozitë që nuk luante. Po ambientohet në gjysmë-mesfushor, në sezonin tjetër do të luajë edhe më shumë. Sivjet ne Catania luajti mjaft mirë ashtu edhe në Genoa dhe kundër Sampdorias”.
Për Gattuson dhe Seedorfin:
“Unë Gattusos nuk i kam dhënë garanci se do të luajë 1,2,3,5 apo 50 ndeshje. Nuk kam folur as me Seedorf, as ai nuk më ka kërkuar një gjë të tillë”.
Për Pippon dhe rekordin e tij:
“E meritonte hyrjen në lojë ndaj Cagliarit, vitin tjetër do të shohim, nëse arrijmë në finale të CHL, ai mund t’i thyej rekordet e tij”.
Për një rezervist të Ibrës:
“Paloschi, Robinho, Pato, Inzaghi e Ibrahimoviq. Këta janë të mjaftueshëm, pas 6 gushtit do vendosim a do të qëndroj Paloschi apo jo”.
Për vazhdimësinë:
“Nuk duhet te ndalemi, vetëm të fillojmë nga zero. Duhet të fillojmë me të njëjtin hov të vitit të kaluar, por në këtë sezon duam te fitojmë gjithçka, Coppa Italia, Champions dhe Scudetto, jemi Milan, luftojmë në të gjitha kompeticionet”.
Për organizimin e klubit:
“Është kryesia më e organizuar në botë, organizim i dashur nga Silvio Berlusconi, që kur e bleu Milanin 25 vjet më parë”.
Për ndjenjat e Allegrit, gëzimin më të madh, për trajnerin toskan që ka raportet më të mira me të:
“E ndjej Milanin brenda meje. Ka një rivalitet të madh brenda Interit dhe Milanit dhe për ketë arsye ndjej veten kuqezi brenda”.
“Në Romë kur fituam Scudetton. Por edhe në San Siro kur Curva Sud po këndonte për mua”.
“Jemi shumë të ndryshëm me njeri tjetrin. Raportet më të mira i kam me Marcelo Lippin. Ndihem shpesh me të, ishte i pari që më shënoi pas Scudettos”.
Tuesday, 31 May 2011 10:20