Trajneri i Juventusit ka folur para miqësores me ekipin polak të Lechia Gdansk, për synimet në edicionin e ri.
“Këtë vit objektivi është titulli, kemi mundësinë të futemi në histori duke fituar kampionatin e pestë radhazi. Është një nder të jesh në një qytet të mrekullueshëm si Gdansk, për një test kundër një skuadre që ka luajtur dy ndeshje kampionati deri tani. Rugani titullar ditën e ditëlindjes? Fillimisht i bëj urimet e mia. Më pas, po, do të jetë titullar.
Duhet të integrohet, por duhet kohë. Do të zbresin në fushë të gjithë lojtarët që kam në dispozicion. Ky test do të jetë një etapë afrimi drejt Superkupës. Barzagli? Ka pasur një problem që do ta mbajë të ndalur për 15-20 ditë dhe do të mungojë në Superkupë”, ka theksuar Allegri. Para kësaj ndeshje ka folur edhe Stephan Lichtsteiner.
Mbrojtësi juventin ka folur për ambiciet e skuadrës në sezonin e ardhshëm: “Objektivi i parë është të konfirmohemi në Itali. Do të jetë e vështirë, por do të përgatitemi në maksimum dhe do të provojmë ta realizojmë këtë arritje historike. Nuk jemi akoma në gjendjen më të mirë fizike, por kundër Lechias duam të bëjmë një hap përpara, pas humbjes me Dortmundin”, ka thënë Lichtsteiner.
Wednesday, 29 July 2015 17:14