Naser Aliji ka thënë se zemra ishte ajo që e shtyri ta zgjedhte Shqipërinë para Zvicrës.
Aliji e ka falënderuar Zvicrën për investimin e tyre, mirëpo ai është shqiptar dhe përkundër ftesës ka zgjedhur të luajë për kuqezinjtë.
‘Është e vërtetë se të gjithë futbollistët shqiptarë të Zvicrës që zgjodhën Shqipërinë janë formuar si futbollistë në klube të ndryshme të Zvicrës dhe kuptohet se kanë merita për ndërtimin tonë si lojtarë. Duhet t’i falenderojmë për investimin e tyre, por ne jemi shtqiptarë dhe përkundër ftesave që kemi pasur që të luajmë për Zvicrën, kemi bërë zgjedhjen e duhur. Ka vendosur zemra për Shqipërisë dhe për këtë jemi shumë të lumtur dhe krenarë”, ka thënë mbrojtsi në një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’, transmeton Ballkanweb.
Ai ndër të tjera ka thënë se ndjehet i emocionuar që e veshë fanellën e Shipërisë dhe s’ka menduar kurrë të luajë për Zvicrën.
Monday, 19 October 2015 14:31