Aleksis Sançez është i kënaqur me atë që po përjeton në sezonin e tij të parë në Barcelonë.
Anësori kilian iu bashkua katalanasve gjatë merkatos së verës nga Udineze dhe ka treguar se arrin të përshtatet mjaft mirë me lojën e ekipit të tij të ri.
“Stili në Itali është më shumë mbrojtës. Në Itali, kur unë kisha topin, gjithmonë kisha tre lojtarë përreth, dhe ishte më i vështirë depërtimi afër portës”.
“Edhe te Barcelona po përjetoj diçka të ngjashme, pasi skuadrat të cilat luajnë kundër nesh mbrohen gjithmonë, por të luash këtu është një gjë e bukur për një futbollist”, ka thënë Sançez në faqen zyrtare të Barcelonës. (LajmeShqip.com)
Friday, 24 February 2012 12:22