Masimilano Alegri nuk pranon më të japë përgjigje për çështje që kanë lidhje me një shkarkim të tij të mundshëm nga drejtimi i Milanit. Tekniku aktual i kuqezinjve ka bërë të qartë se nuk i pëlqen të flasë gjithmonë për të njëjtin argument, edhe pse faktin se ai ka provuar se mund ta drejtojë këtë klub në nivelet më të larta.
“Kam filluar një punë me 9 qershor dhe do ta vazhdoj të paktën deri në vitin 2014, duke sistemuar këtë skuadër për vitin e ardhshëm, në mënyrë që të kthehet të luftojë për 3 vendet e para në renditje. Nuk i përgjigjem më gjërave që shkruhen për mua. Që nga momenti që kam marrë drejtimin, kam fituar një kampionat, kam dalë i dyti te tjetri dhe kam fituar Superkupën, më shumë nuk mund të bëja”, ishte reagimi i prerë i trajnerit, i cili tregon se me ndryshmet e mëdha që ka pësuar skuadra, një situatë e tillë ishte e pritshme.
“Ishte e pamendueshme të gjendeshim në krye pas 2 muajsh kampionat. Skuadra po rritet, po bën një sezon të mirë, pasi jemi në garë për objektivat tanë, duke filluar nga kualifikimi në Ligën e Kampioneve, Kupa e Italisë apo edhe ngjitja në klasifikim në kampionat. Ndaj Fiorentinës është një sfidë e vështirë për t’u kthyer aty ku e meriton Milani”, deklaroi trajneri i kuqezinjve, i cili më sa duket ka marrë mbështetjen e radhës nga drejtuesit e klubit. (LajmeShqip.com)
Sunday, 11 November 2012 09:59