Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, është i bindur se vlera e skuadrës së tij nuk ka rënë pas humbjes në derbi. Sipas tij, objektivat mbeten të njëjtë dhe ndeshja e të enjtes për Kupën e Italisë ndaj Novarës, do të ndihmojë ekipin të kalojë këtë moment negativ.
“Humbja me Interin nuk e ul aspak vlerën e ekipit dhe sfida me Novarën në Kupë na lejon që të rimarrim menjëherë veten. Nëse do të kishim barazuar në derbi dhe Juventus të kishte fituar, atëherë situata do të ishte më negative po të shihet në optikën e kampionatit. Nuk kemi frikë nga ndeshjet direkte, ndoshta në fazën e dytë arrijmë t’i fitojmë të pesta”, tha ai.
“Nuk ekziston asnjë problem mes Pato dhe Ibrahimoviç, është thjesht çështje integrimi në mënyrën e lojës. Me kalimin e kohës, duke luajtur bashkë, do të arrijnë të përmirësojnë bashkëpunimin në fushë. Pato ka thjesht nevojë të shënojë një gol për t’u çliruar”, ishin fjalën e Alegrit i cili konfirmoi aktivizimin e Inzagit në ndeshjen e Kupës së Italisë. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 17 January 2012 18:28