Mesfushori i Barcelonës, Rafael Alcantara ka deklaruar se ai është pranë nënshkrimit të një kontratë të re me klubin nga Nou Camp.
18-vjeçari, i cili kohët e fundit bëri debutimin e tij të parë zyrtare, ka një kontratë deri në fund të fushatës 2011-12, por nga ana katalane janë të etur për të mbajtur të riun premtues dhe dëshirojnë një marrëveshje afatgjatë.
“Gjërat janë duke shkuar mirë, shumë mirë, të dyja palët janë goxha afër arritjes së një marrëveshjeje. Unë jam shumë i lumtur që jam në këtë klub dhe dua të qëndrojnë këtu,” tha Rafael Alcantara për EFE.
“Debutimi im për ekipin e parë është një ëndërr për çdo lojtar nga akademia e të rinjve. Kjo ishte shumë e veçantë për mua të jem pjesë e ekipit më të mirë në botë.”
“Ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por unë dua të bëhem një lojtar i rëndësishëm për ekipin e parë të Barcelonës.”
Rafael Alcantara, i cili është i njohur edhe si “Rafinha” dhe është vëllai i yllit të tanishëm të Barcelonës, Thiago Alcantara dhe konsiderohet të jetë një nga lojtarët më emocionuese në Evropë. Ai ka përfaqësuar tashmë Spanjën në U-19, por mban shtetësinë braziliane. (LajmeShqip.com)
Monday, 14 November 2011 12:00