Inter është duke bërë gati një ofertë prej 8 milionë eurosh për mesfushorin argjentinas, Ever Banega njofton La Gazetta delo sport.
Neroazuret janë në kërkim të një mesfushori dhe në ditët e fundit janë lidhur me transferimin e mesfushorit brazilian të Portos, Fernando.
Megjithatë, fituesi i Evropa Ligës në ketë sezon është gati ta mbajë në skuadër Fernandon edhe për sezonin e ardhshëm, dhe kjo ka shtyrë Interin të mendojë për Banegan.
Por, ëndrra për sezonin e ardhshëm në Inter mbetet gjithnjë Alexis Sanchez. Sulmuesi i Udineses vazhdon të ndiqet me interes nga Interi dhe skuadra angleze Manchester City, e cila është e gatshme të ofrojë 25 milionë euro.
Në anën tjetër, zikaltrit drejt Udineses kanë të gatshme ofertën prej 15 milionë eurosh, kartonin e plotë të Marigas, mbrojtësin e ri Caldirola dhe Coutinhon.
Në rast të dështimit të transferimit të kilianit, neroazurët do të fokusohen në transferimin e sulmuesit të Portos, Falcao, autor i golit të finales në Evropa Ligë, shkruan Itasportpress.
Edhe Jose Alberti, ekspert i merkatos në Amerikën Jugore, ka ripërsëritur prapë se Carlos Tevez do të jetë lojtar i Interit ne merkaton e verës.
”Tevez sigurisht se do të transferohet në Inter. Ai dëshiron të mbetet në Angli, por ka probleme me Manchester Cityn. Banega është një lojtar mjaft i mirë. Ka shumë cilësi dhe në Itali ai mund të bëjë dallimin”.
Friday, 20 May 2011 12:02