Antonio Valencia çaloi në lojën e Ekuadorit, të dielën në Copa America.
Anësori i United pësoi në nyjën e këmbës së majtë, sikurse ishte lenduar rëndë sezonin e kaluar dhe u detyrua të dal jashtë, në pjesën e parë, në një ndeshje që përfundoi pa gola edhe pse kishte shumë raste shënimi.
Menaxheri i Ekuadorit, Reinaldo Rueda ndihet keq për lojtarët e tij dhe bëri thirrje për mbrojtje më të madhe nga gjyqtarët.
“Gjyqtarët duhet të kujdeset për këtë situatë për shkak se ai lëndim ka ndodhur në pjesën e parë dhe Antonio nuk ishte më i njëjtë. Ai nuk mund të qëndrojë apo të ecë në lojë dhe na u desh të bëjmë një ndryshim,” tha Rueda.
Valencia, i cili humbi thuajse gjashtë muaj të sezonit 2010/ 11 me një dëmtim të nyjës së këmbës në shtator, tani është në dyshim për Ekuadorin, në ndeshjen e ardhshëm të Copa America, që do të mbahet më datën 9 korrik, kundër Venezuelës.
Tuesday, 05 July 2011 13:52