Në ditën e lamtumirës së tij nga Milani, Ivan Xhenaro Gatuzo kaluar një sinjal shumë të rëndësishëm në adresë të drejtuesve të ish-skuadrës së tij, duke u kujtuar se si kanë ndryshuar gjërat.
“Dhomat e zhveshjes kontrolloheshin më lehtësisht në të kaluarën, të rinjtë e sotëm janë ndryshe nga si ishim ne”.
“Nuk mund t’u thuash asgjë, fitojnë shumë para, bëjnë si fenomenë dhe kanë shumë pak dëshirë për të mësuar. Kur unë isha djalosh, Kostakurta dhe Maldini të impononin respekt. Tani El Sharaui të kthen përgjigje”.
“Nuk është çështje vetëm e futbollit italian, është problem i futbollit botëror. Po marr për shembull El Sharauin, edhe pse është një djalë i mirë”.
“A ka të shqetësuar për lamtumirën tonë? Ambrosini është shumë i shqetësuar…”, ishin fjalët e mesfushorit që ka treguar qartësisht se “familja” e Milanit nuk është më si një herë e një kohë. (LajmeShqip.com)
Monday, 14 May 2012 11:50