Shefi i fluturimeve ajrore në Mbretërinë e Bashkuar ka shfaqur shqetësimin se Al Kaida është një kërcënim real për Olimpiadën e Londrës.
Sami Mohamed Ali al-Fadli, 20 vjeç, mendohet se është personi që po planifikon një sulm në Mbretërinë e Bashkuar. Sekretari i shtetit, bëri të ditur se Sami Mohamed Ali al-Fadli paraqet rrezik serioz për Lojrat Olimpike dhe për këtë janë lajmëruar 150 kompani ajrore të cilat do t’i aplikojnë atij ndalim-fluturimin.
Mendohet se Fadli, i cili aktualisht fshihet në Jemen, është duke u përpjekur të rrëzojë një avion në fluturim në një shpërthim vetëvrasës spektakolar. Një burim i shërbimeve sekrete britanike deklaroi: “Ky njeri është një kërcënim shumë real. Informacionet rreth tij tregojnë se ai mund të jetë gjithashtu në gjendje për të ndikuar dhe tek të tjerët.”
Fadli – që dikur jetonte në Britani si refugjat – ishte i dyshuari i dytë me lidhje terroriste i cili u bë subjekt i një ndalim-fluturimi, pasi besohet se ai ka lidhje me al-Kaida dhe agjentët mendojnë se ai mund të bëjë një krim të përgjakshëm që do të ndërpresë Lojërat Olimpike.
Ai u lejua të mbetet qëndronte në Angli, pasi pretendohej se vinte nga Kuvajti. Por, dyshimet u shfaqën më vonë dhe ka të dhëna se ai mund të jetë me origjinë nga Iraku. Një alarm tjetër shpërtheu pasi u dyshua se anëtarët e familjes së tij mund të gjendeshin në Mbretërinë e Bashkuar. Tani është mësuar se ai ka lënë Londrën në fund të vitit të kaluar.
Burimi i inteligjencës tha: “Ky njeri konsiderohet një kërcënim i rëndësishëm, ai ka lidhje me ekstremistë të tjerë dhe prania e tij nuk është e favorshme për të mirën publike. Një shqetësim i madh është tentativa për një sulm, këtu apo me një avion që drejtohet për këtu. Si rezultat, është vendosur përjashtimi i tij nga Britania.”
I dyshuari tjetër për terrorizëm është algjeriani, Reda Masouf, 18 vjeç. Ai erdhi në vëmendjen e MI5 gjatë një hetimi rreth ekstremizmit islamik në Mançester. Leja e tij për të qëndruar në Britani të Madhe u anulua, pasi ai u largua për në Lindjen e Mesme. (LajmeShqip.com)
Thursday, 12 January 2012 13:24