Arlind Ajeti ka marrë një ofertë të rëndësishme nga kampionati dhe këtë mesjavë pritet në Moskë për të mbyllur bisedimet, së bashku me të atin e tij, që është njëkohësisht edhe menaxheri i tij.
Arlind Ajeti është shumë gjetjes së një klubi të ri, pas disa muajsh “pushim”, ku është përqendruar tërësisht te kombëtarja shqiptare.
Sezonin e shkuar mbrojtësi 21-vjeçar nuk u aktivizua rregullisht te Basel-i dhe vendosi të mos e rinovonte kontratën që i mbaroi në maj, por ndërkohë që nëntor të vitit të shkuar u bë pjesë e kombëtares shqiptare, duke braktisur Zvicrën U21, shkruan “Sportal.al”.
Rritja e tij me kombëtaren tonë ka ecur me hapa gjigantë dhe në ndeshjet e shtatorit kundër Danimarkës e Portugalisë ishte titullar, duke u paraqitur shumë mirë dhe duke bindur menaxherët e shumë që ndoqën ato ndeshje.
Për pasojë, Ajeti ka marrë një ofertë të rëndësishme nga kampionati dhe këtë mesjavë pritet në Moskë për të mbyllur bisedimet, së bashku me të atin e tij, që është njëkohësisht edhe menaxheri i tij.
Për momentin Ajeti nuk e ka bërë publik klubin me të cilin po bisedon, por gjithçka do të zyrtarizohet në vazhdim.
Wednesday, 23 September 2015 15:37