Arlind Ajeti dhe Berat Xhimshiti kanë marrë lejen e FIFA-s për të luajtur edhe në ndeshje zyrtare me Kombëtare.
Një lajm i mirë për Xhani De Biazin, i cili në këtë moment ka nevojë për futbollistë të prapavijës.
21-vjeçari Ajeti debutoi me Shqipërinë në miqësoren me Francën nëntorin e kaluar duke hyrë në lojë në vend Amir Abrashit në pjesën e dytë. Ai tregoi siguri në fitoren e qershorit, po ndaj Francës, por në Elbasan. Ajeti e nisi si titullar duke treguar siguri në qendrën e mbrojtjes, në pozicionin ku luan Mërgim Mavraj, i cili është në fazë riaftësimi. Arlind Ajeti është ende në kërkim të një ekipi pas largimit nga Bazeli, raporton sport.al
Berat Xhimshiti nuk është grumbulluar më parë, por Xhani De Biazi ka pranuar se do ta thërrasë në ndshjet e shtatorit ndaj Danimarkës dhe Portugalisë. 22-vjeçari Xhimshiti është pjesë e ekipit të parë të Zyrihut prej kohësh duke u aktivizuar si titullar në sezonet e fundit.
Friday, 28 August 2015 08:18