Corriere dello Sport thotë se Inter janë të interesuar të sjellin Belgun në Meazza në tregun e dimrit.
Raportohet se tani janë rritur mundësitë e një shkëmbim që përfshin rikthimin e Cristian Chivu tek ish klubi i tij i mëparshëm.
Trajneri i Ajax, Frank de Boer zbuloi gjatë fundjavës: “Verën e kaluar jemi munduar që të marrim Chivu, ai ishte lojtar që kemi zgjedhur për të zëvendësuar Vertonghen nëse ai do ta lë skuadrën.”
“Chivu në janar? Gjithmonë do të varet nga Vertonghen dhe Inter, Chivu është një opsion i nivelit më të lartë, një profesionist serioz i cili ka luajtur tashmë këtu dhe ne nuk e kemi harruar.” (LajmeShqip.com)
Monday, 14 November 2011 11:59