“Nëse ju më pyesni për Dinamon, unë do të them se ata janë një nga kundërshtarët më të vështirë në grupin tonë”, tha Aitor Karanka për faqen zyrtare të UEFA-s.
“Ne nuk dimë shumë për Dinamon, unë e di se ata nuk kanë luajtur në Ligën e Kampionëve për një kohë të gjatë, por ata janë duke luajtur tani para tifozëve të tyre në shtëpi”.
Ndihmëstrajneri i Mourinhosm i cili do të jetë në rolin e përfaqësuesit të klubitm pasi që Mourinho është i suspenduarm vazhdoi duke diskutuar situatën e lëndimit të lojtarëve të Real Madridit dhe deklaroi se edhe pse ata nuk mund të luajnë në 11-shin e tyre të preferuar, tani gjërat janë përmirësuar dhe ata po e rimarrin formën e tyre.
“Ne kemi pasur disa dëmtime kohët e fundit, por tani gjendja është shumë më e mirë. Sami Khedira është kthyer në ekip, ai është i aftë dhe mund të luajë. Ne nuk do t’i kemi në dispozicionin tonë disa lojtarë, të cilët kanë qenë jashtë ekipit për mjaft kohë, kështu që ne do të shohim se cili do të luajë”, tha Karanka. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 14 September 2011 14:15