Ka disa ditë që mediat britanike shkruajnë se Manchester City është shumë afër transferimit të sulmuesit, Sergio Aguero, nga Atheltico Madridi, mirëpo zyrtarët thonë se marrëveshja nuk është aq afër sa shkruajnë mediat.
Ata konfirmojnë se ka interesim nga Manchester City, por sipas tyre nuk mund ta blejnë, nëse nuk ofrojnë 50 milionë euro. “Nëse dikush e ofron këtë shumë, atëherë mund ta marr Agueron”, ka thënë njëri nga zyrtarët e klubit.
Vetë Aguero ka thënë se është duke pritur përfundimin e Copa America për të marr një vendim rreth të ardhmes së tij. Ai më herët ka bërë të ditur se është i vendosur që në këtë verë të largohet nga Madridi.
Për shërbimet e argjentinasit, në garë janë edhe Juventusi dhe Chelsea.
Tuesday, 12 July 2011 17:36