Torino – Takimi midis agjentit të Agueros dhe Agnellit duket se është mbyllur me sukses.
Ajo që ushqen shpresat e “bianconerëve” është fakti se takimit iu bashkua edhe avokati Michele Briamonte, që merret me çështjet administrative dhe me përgatitjen e kontratave të lojtarëve.
Sipas zërave brenda selisë, agjenti u largua i kënaqur dhe në ditët në vazhdim do të bëhet oferta zyrtare për Atleticon, ku do të përfshihet edhe Sissoko.
Thuhet se do të ofrohet Momo dhe 45 milionë euro për El Kun, një shumë kjo e parefuzushme, po të kemi parasysh edhe vullnetin e lojtarit për t’u larguar.
Agueros nuk i bën përshtypje mosprania e Juves në Champions dhe duket se është i gatshëm ta sakrifikojë një vit. Me Agueron dhe Pirlon, Juventus do të ishte pretendent kryesore për titull.
E gjithë bota bardhezi voton Antonio Conten. Këtyre u shtohen edhe ish-lavditë e Juves. Franco. Për këtë, Causio: “Conte ka fituar 2 kampionate të Serie B, ka akumuluar shumë eksperiencë. Juventusi do të bënte mirë ta zgjidhte. Sigurisht që i mungon eksperienca në nivele të larta, por dikush duhet t’ia japë mundësinë“.
Edhe Alessio Tacchinadi, i cili ka luajtur 10 vjet me të në ekip, e promovon teknikun lecez:
“Ishte një trajner në fushë. Skuadra tani është e humbur nga presioni i lartë, por ai e di se ç’do të thotë të fitosh. Është njeriu i duhur për Juventusin”.
Conte merr edhe aprovimin e Claudio Raniert, i fundit që e çoi Juventusin në majat e klasifikimit: “I uroj që të bëjë një punë të mirë”.
Alessandro Del Piero është vlerësuar nga stafi i forumit “vecchiasignora”, si lojtari juventin i vitit. Kapiteni bardhezi ka regjistruar 38 % të preferencave të votuesve, duke kaluar serbin Milosh Krasiç dhe Fabio Quagliarellan.
Kapiteni legjendar e fiton këtë çmim për të 3-ën herë. Vitin e kaluar ky vlerësim i shkoi Giorgio Chiellinit, i cili në këtë vit, me sa duket, nuk ka dhënë aq sa pritej.
Wednesday, 18 May 2011 08:12