Ish-sulmuesi i Brazilit, Adriano, ka shpërthyer kundër të gjithë atyre që e kritikuan për telashin e radhës të jetës së tij, pasi edhe skuadra e Flamengo e largoi pa i dhënë mundësinë të luante qoftë edhe një ndeshje me këtë skuadër.
Futbollisti ka bërë të ditur se ishte ai që e kishte marrë vendimin për t’u larguar dhe jo Flamengo, pasi nuk i duronte më kritikat kundër tij dhe mënyrës së jetesës që ai bënte.
“Gjithçka është e komplikuar për mua. Babai im, kur vdiq, me tha vetëm një gjë: ‘Adriano, rri gjithmonë vetvetja’”, tregoi ish-sulmuesi për “Fox Sports”.
“Unë jam ai që jam. Më pëlqen fakti që jam këtu dhe jam pranë vendit ku prehet babai im. Por të gjithë më gjykojnë mua se jam pjesë e komunitetit tim”.
“A e dini pse? Sepse këtu unë mund të pi birrë se kam dëshirë të pi birrë. Këtu unë jam si të gjithë të tjerët. Këtu mund të ha një sanduiç, një hamburger, të blej një makinë dhe të mos më ndalë askush të bëj diçka”, tha Adriano duke iu referuar faktit që ai është kthyer të jetojë në “favela”, në lagjet e të varfërve ku është rritur.
Pritet që në fundin e kësaj jave, 30 vjeçari të lajmërojë tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur, duke parë edhe se nuk ka më asnjë ekip që është gati ta marrë sulmuesin që kur ishte te Interi mbante nofkën “Perandori”. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 14 November 2012 15:38