|
|
Saturday, 03 November 2012 13:58 Aventura e Adrianos te Flamengo rrezikon të mbyllet pa lojtarin në gjendje që të luajë qoftë edhe një ndeshje me fanellën e kësaj skuadre. Lojtari nuk është paraqitur dje në stërvitjen e skuadrës në qendrën sportive, duke plotësuar numrin e famshëm 3 të mosparaqitjeve që ishte vënë si kuotë maksimale në kontratën e tij.
Duke patur parasysh problemet e vazhdueshme të lojtarit me korrektesën, presidentja e Flamengos, Patricia Amorim, kishte vendosur një klauzolë në kontratë ku thuhej se pas 3 mosparaqitjesh, klubi rezervonte të drejtën për të prishur në mënyrë të njëanshme kontratën me lojtarin, kusht i pranuar nga ish-“Perandori”.
Që nga dita e djeshme, klubi ka të drejtën ta largojë futbollistin, edhe për faktin se ky i fundit jo vetëm që mungon në stërvitje, por vazhdon me jetën e çrregullt të natës. Në internet qarkullon tashmë një video e filmuar në një klub nate, ku Adriano merr mikrofonin dhe hip në skenë, ndërsa duket qartësisht që është i dehur.
“Nuk më intereson aspak nëse po më filmoni dhe që nesër do të hidhni këto pamje në internet duke treguar se në këtë orë të mëngjesit jam këtu. Të gjithë e dinë dashurinë që kam patur gjithmonë për Flamengon. Por diçka që askush nuk do të ma heqë është fakti që vij nga “favela” (lagjet e të varfërve në Brazil). Nuk kam frikë ta them një gjë të tillë”, ishte fjalimi i çuditshëm i Adrianos që ndërpreu një koncert të një grupi muzikor në lokalin e natës për të bërë këtë deklaratë. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »