Mbrojtësi i Valencias ishte mbi hënë, me kualifikimin e tij për Euro 2012, dhe është i vendosur për të ruajtur formën e mirë.
“Ky kualifikim ndjehet me të vërtetë. Kur e kemi filluar këtë udhëtim së bashku, 15 muaj më parë, shumë njerëz dyshonin në ne. Sot, ne u jemi përgjigjur atyre dyshimeve,” tha Rami për UEFA-në.
“Tani ne duam të mbetemi të pamposhtur, për aq kohë sa të jetë e mundur. Shkuarja 15 ndeshje pa humbje është e madhe për besim. Ne duhet të përdorim këtë statistikë për të na ndihmuar të rritemi.”
Franca humbi 1-0 me Bjellorusinë, në hapjen e fushatës kualifikuese, por janë të pamposhtur në 15 ndeshje rresht. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 12 October 2011 12:59