Kush ka nevojë për trajnerin kur është vetë topi i futbollit që të tregon se çfarë duhet të bësh! Për tre vite me radhë, kërkuesit kanë gjetur mënyrën se si të zhvillojnë një tru inteligjent për futbollin, ndërsa në fund e kanë vendosur atë në një top.
Shpikja e re quhet “Smart Ball” (Topi i zgjuar) dhe i përket kompanisë “Adidas”, e cila ka bërë të ditur se ky inovacion do të shërbejë për të ndihmuar lojtarët dhe trajnerët në punën e përditshme, në stërvitje.
“Smart Ball” regjistron çdo lëvizje të atletit, duke përmirësuar ndjeshëm teknikën e tij. Ky topa mat në kohë reale fuqinë, rrotullimin dhe saktësinë e gjuajtjes së çdo lojtari nëpërmjet një sistemi automatik kompjuterik. Me anë të një aplikacioni, topi dërgon të dhënat në celularin e futbollistit. Analiza e menjëhershme jep edhe përfundimet se cilat ushtrime i nevojiten më shumë lojtarit për t’u përmirësuar në këto aspekte të lojës së tij, duke skeduar çdo ditë të dhënat e progresit apo regresit sipas rasteve.
Për të parë në funksion këtë top të veçantë duhet pritur viti 2014, kur “Adidas” do ta hedhë në treg për të ndihmuar lojtarët të përmirësohen në paraqitjet e tyre. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 29 May 2013 19:02