Abramovich ka kthyer vëmendjen e ti në Angli dhe raportet e fundit thonë se ai dëshiron një trajner Anglez për të zëvendësuar trajnerin aktual Carlo Ancelottin.
The Guardian thotë se mungesa e, kandidatit të qartë të kalibrit të lartë për të zëvendësuar 51 vjeçarin është duke u bërë detyrë e vështirë për pronari e Chelseas, Roman Abramovich.
Guus Hiddink, trajneri i Turqisë, mbetet kandidati i tij i preferuar, ndërsa ish menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez është i interesuar të zë pozitën e trajnerit në Chelsea, mirëpo Abramovich nuk dëshiron të ketë trajner spanjoll dhe ka kthyer vëmendjen tek trajneri i Fulham, Mark Hughes dhe tek ai i Tottenham, Harry Redknapp.
Ish menaxheri i Barcelonës, Frank Rijkaard nuk është në konsideratë.
Tuesday, 10 May 2011 11:08