Pronari i Chelseas, Roman Abramovich, thotë se ka ne mendje edhe emrin e John Terry, për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin.
Qendërmbrojtësi i Chelseas, Terry, katër vite më pare kishte bërë me dije se në të ardhmen dëshiron të jetë trajner i skuadrës ku aktualisht aktivizohet.
“Unë dëshiroj ta menaxhoj Chelsean, dy ose pesë vite pasi te pensionohem nga futbolli aktiv,” shpjegon ai në një intervistë me një nga sponsorët e tij.
Abramovich do të kërkojë një menaxher me përvojë, si Guus Hiddink apo Marcello Lippi, për të ndihmuar Terryn që të marre përvojën e duhur për trajner.
Sipas atyre që e njohin atë, ai patjetër mund të jetë njeri nder emrat që Abramovich i mendon.
Friday, 15 April 2011 13:02