Abramovich është i bindur se ai mund të sjellë bosin e Real Madridit, Mourinhon, përsëri në Chelsea.
Roman Abramovich është i vendosur për të sjellë trajnerin Jose Mourinho në Stamford Bridge.
Miliarderi Rus është i dëshpëruar ketë sezon dhe dëshiron që të sjellë Portugezin përsëri në Londër, pavarësisht që ndarja e tyre ne vitin 2007 ishte e ashpër.
Abramovich është i gatshëm t’ia dorëzojë kontrollin e plotë mbi të gjitha çështjet e futbollit në klub.
Pas fitores se dy titujve në Premier League nën magjinë e tij, Abramovich po mendon ta ri-sjelle prapë dhe flitet se palët kanë riparuar marrëdhëniet e tyre dhe njoftohet se flasin shpesh.
Që kur u largua nga klubi, Mourinho ka fituar Ligën e Kampionëve me Intern dhe është në gjysmë-finalen e kësaj garë me Realin e Madridit.
Ndërkohë Abramovich mori disa trajner prej që u largua Mourinho, dhe asnjëri prej tyre nuk kanë qenë në gjendje për t’ia dhëne lavdinë evropiane.
Mourinho fitoi Copa Del Rey me Real Madridin javën e kaluar, por flitet se është i pakënaqur në klub, sidomos lidhur me rolin e menaxherit të përgjithshëm Valdano, dhe Abramovich është i bindur se mund ta sjell atë prapë në Londër.
Monday, 25 April 2011 13:34