Tifozët e Chelseas dhe përkrahja e pronarit Roman Abramovich do të kenë ndikim në menaxherin e tyre Andre vila Boas.
Daily Star thotë se edhe pse Abramovich është i prirur për t’i dhënë kohë trajnerit të ri, manjati ka gjasa të ketë një ndryshim të mendimit, nëse mbështetësit e Chelseas e kërkojnë një gjë të tillë.
Tifozët janë të zhgënjyer me rezultatet larg nga Stamford Bridgeku Chelsea humbi 2-0 në Kupën Carling ndaj Liverpulit në natën e së martës.
“Tani për tani vila Boas-është i sigurt,” tha një prej këshilltarëve të Abramovich, por ai la të kuptohet se ndeshjen ndaj Manchester City mund të jetë vendimtar për të ardhmen e 34-vjeçarit. (LajmeShqip.com)
Thursday, 01 December 2011 16:48 