Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç ka zhvilluar dje bisedime me lojtarët dhe menaxherin Andre Vijas-Boas.
“Telegraph” thotë se Abramoviç e zhvilloi këtë takim në “Surrey Cobham”, aty ku Çelsi ka qendrën stërvitore.
Abramoviç urdhëroi një seri takimesh në përpjekje për të pastruar ajrin dhe miliarderi rus bëhet gjithnjë e më i shqetësuar nëse Çelsi do të përfundojë mes katër skuadrave më të mira në këtë sezon. Ai nuk dëshiron që skuadra e tij për herë të parë që kur e mori në dorë, të mos kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.
Gjithashtu, ka zëra që Hidink mund të jetë pasardhës i trajnerit aktual të Çelsit.
“Mirror” thotë se londinezët nuk janë duke treguar shenja të përmirësimit dhe pronari mund të veprojë shpejt nëse dëshiron që ata të përfundojnë mes më të mirëve.
Humbja në Kupën FA nga Birmingem dhe ndeshja e Ligës së Kampionëve në Napoli mund ta largojnë Vijas-Boas. (LajmeShqip.com)
Monday, 13 February 2012 16:12