Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka bërë të ditur nëse do të mbetet në detyrë edhe pas Euro 2016.
Dilemat ishin nëse Gianni De Biasi do e çonte Shqipërinë deri në Francë. Pas zgjidhjes së kësaj enigme, pyetja është: çfarë do të bëjë De Biasi pas Francës.
“Unë nuk e kam menduar ende pasi unë jam mësuar si në jetën profesionele, por edhe atë të përditshme që ti’ hedh hapat një nga një, pa i bërë kurrë dy njëherësh. Tani nuk më duket e përshtatshme të flasesh se çfarë do të bëj pas Francës. Duhet të shohim se si do të shkojë kompeticioni dhe çfarë rezultatesh do të arrijmë. Por dua të theksoj se unë jam një person që i respektoj kontratat që firmos”, tha De Biasi, përcjell “Albeu.com”.
Kështu i është përgjigur trajneri i Kombëtares Shqiptare pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu, duke shtuar se periudha e qëndrimit në Shqipëri ka qenë shumë impenjative për të.
Wednesday, 28 October 2015 13:02