Lionel Messi ka hyrë në javën e katërt të dëmtimit dhe vazhdon të përballet me entuziazëm dhe optimizëm me periudhë e rehabilitimit.
Objektivi madhor për yllin e Barcelonës është që të rikuperohet në kohë për El Clasicon me Real Madridin, më 21 nëntor në “Santiago Bernabeu”.
Sulmuesi argjentinas ka edhe 25 ditë kohë në dispozicion dhe ecuria duket e mirë. Duke qenë se lëndimi i pjesshëm i ligamentit të gjurit është një dëmtim mjaft serioz Messi, ashtu si edhe stafi mjekësor i katalanëve po ndjekin me kujdes të gjitha etapat për rikuperimin.
Mjekët e ekipit “blaugrana” kanë përcaktuar afatet e plota për shërimin e lojtarit kryesor të Luis Enrique dhe sipas parashikimeve ai do të jetë pa probleme në fushë kundër Realit. Fakti më i rëndësishëm është se Messi po punon me objektivin të përcaktuar.
Pranë lojtarit qëndrojnë fizeoterapisti i besuar, Luis Garcia dhe masazhatori Marcelo D’Andrea. Pas kalimit të dy fazave të para të rehabilitimit, sipas parashikimeve pritet që në fund të kësaj jave, ose maksimalisht në fillimin e javës tjetër, Messi të rifillojë vrapimet.
Wednesday, 28 October 2015 18:25