I riu brazilian po kërkohet me ngulm nga Inter, Liverpool dhe Real Madrid që janë të interesuara të transferojnë talentin e ri.
“Unë mendoj se tani jam i gatshëm për gjithçka,” tha Lucas. “Mendja ime për momentin është e përqendruar këtu në Sao Paulo, në këto pesë ndeshje të kampionatit dhe Copa Libertadores.”
“Sigurisht, se të gjithë ëndërrojnë të luajnë në një klub të lartë evropian, por tani nuk është koha. Vitin e ardhshëm janë Lojërat Olimpike dhe unë dua të jem pjesë e tyre.”
“Unë nuk jam i ndryshëm nga të tjerët, unë dua të luaj dhe të luftojnë për një vend në maje të ligës. Kur është koha për të lëvizur?, prindërit e mi e dinë këtë.” (LajmeShqip.com)
Thursday, 10 November 2011 12:14