Mesfushori dërgon një paralajmërim të ashpër për rivalët e mëdhenj të les Bleus që janë në kërkim për të fituar Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm dhe gjithashtu zbulon planin e tij për të lënë Rennes.
Megjithatë, skuadra e Laurent Blanc ishin larg nga forma bindëse gjatë procesit të kualifikimit, ndërsa po mbaronin vetëm një pikë përpara Bosnjës me 21 pikë nga 10 ndeshje, duke shënuar vetëm 15 gola në proces.
M’Vila, është i sigurt në suksesin e kombëtares franceze në Kampionatit Evropian dhe është i vendosur për të fituar konkursin e fundit që ata dolën fitimtar në vitin 2000.
“Jam krenar, dhe mbi të gjitha i lumtur që ne kemi arritur të kalojmë fazën e grupeve,” tha 21-vjeçari për FIFA-në.
“Bosnja na dha një emocion të vërtetë në ndeshjen tonë të fundit, por unë mendoj se ne kemi marrë një shans të vërtetë për në Euro 2012.”
“Ne nuk do të udhëtojmë në Ukraina dhe Polonia për ndonjë gjë, përveç titullit.”
Duke iu kthyer klubit të futbollit, M’Vila, i cili është vlerësuar si një prej mesfushorëve më të mirë në Ligue 1, bëri të ditur se ai do të largohet nga Rennes.
“Ndjehem gati për të lënë skuadrën tani,” tha ai. “Unë thjesht nuk mendoj se është një ide e mirë që unë të lë skuadrën para Euro 2012.” (LajmeShqip.com)
Thursday, 10 November 2011 11:47